Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi i pronave pavarësisht përpjekjeve për të përshpejtuar procesin duket se do të jetë një histori e gjatë. Agjencia e Trajtimit të Pronave raportoi ka vijuar edhe gjatë 2025-s me një sërë kompensimesh financiare dhe fizike për pronarët e pasurive të paluajtshme, duke përfshirë vendime të veçanta dhe kompensime për pronat e prekura nga ndërtimet informale. Por vlerat  mbeten modeste në raport me faturën finale që llogaritet në më shumë se 1.2 miliardë euro. Kështu referuar raportit vjetor gjatë 202559 subjekte me kërkesë të veçantë kanë marrë kompensim financiar prej rreth 257 milionë lekësh, ndërsa një subjekt ka përfunduar procedimin. Një tjetër grup prej 10 subjektesh, që përfitonin kombinimin e kompensimit financiar dhe fizik, mori 36.9 milionë lekë, ndërsa 27 subjekte të tjera u kompensuan...