Kompensim nga DIVA do të përfitojnë edhe individët pa fëmijë; Tatimet sqarojnë si aplikohet
Ema, punonjëse në një media, kur bëri deklarimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave Vjetore për vitin 2025 i rezultoi një vlerë prej 3,172 lekësh si tatim i mbipaguar. Ajo u habit, sepse nuk kishte plotësuar që ka fëmijë dhe vitet e tjera ky zë ( kolona 57-tatim i mbipaguar) gjithmonë i kishte rezultuar me zero. Edhe një kolegeje të saj, (pa fëmijë) i doli tatim i mbipaguar një shumë prej 1500 lekësh. Çdo individ që, pas plotësimit dhe dorëzimit të DIVA-s, rezulton me tatim të mbipaguar, ka të drejtë të përfitojë kompensim apo rimbursim. Përveç individëve që kanë në ngarkim fëmijë nën 18 vjeç dhe përfitojnë zbritjen prej 48 mijë lekë për çdo fëmijë si edhe deri në 100 mijë lekë për shpenzimet arsimore,...
Burimi:
sot.com.al