“Kjo është një farsë…”/ Bonusi mujor me kufizime, ekspertët: Është krijuar pabarazi mes pensionistëve, mungoi…

“Kjo është një farsë…”/ Bonusi mujor me kufizime, ekspertët: Është krijuar pabarazi mes pensionistëve, mungoi…

Ekspertët e ekonomisë gjykojnë se mënyra sesi është ndërtuar skema e dhënies së bonuseve mujore ka krijuar pakënaqësi tek mijëra pensionistë që kanë pritur të përfitojnë, por që ndodhi e kundërta. “Janë 104 milion euro që janë para shtesë për pensionistët tanë, por qeveria nuk arriti të nxjerrë me transparencë të plotë që për një kategori janë 40.000 pensionistë me pension mbi 40 mijë lekë pensioni në muaj që nuk përfitojnë. Ka gjeneruar një cunam të mirëfilltë pakënaqësie”, thotë eksperti Fatos Çoçoli. “Shpesh herë ne në Shqipëri i bëjmë gjërat me nxitim, që do të thotë nxjerrim lajmin e mirë që do të bëjmë këtë gjë dhe më pas kur bëjmë llogaritjet sa pensionistë janë, sa duhet nga buxheti i shtetit, kuptohet që ajo shuma...