“Këtë situatë e kemi paralajmëruar”/ Eksportet, Zusi: Këmbanës i kemi rënë këtu e 3 vite…

“Këtë situatë e kemi paralajmëruar”/ Eksportet, Zusi: Këmbanës i kemi rënë këtu e 3 vite…

“Këmbanës i kemi rënë këtu e 3 vite, kjo është zhurma që po dëgjojmë, këtë situatë e kemi paralajmëruar.” Kështu e komenton Alban Zusi nga Shoqata e Eksportuesve rënien me gati 22.7 miliardë lekë të eksporteve shqiptare drejt tregjeve të huaja, sipas të dhënëve zyrtare E lidh këtë humbje me forcimin e lekut dhe kostot e larta të prodhimit vendas. Përafrimi me standardet e Bashkimit Evropian të bizneseve shqiptare gjithashtu shton një presion të ri. Zusi paralajmëron se, nëse nuk merren masa urgjente, rënia e eksporteve do të vijojë pa ndalim. Rënia e eksporteve gjatë vitit të shkuar u shtri në thuajse çdo kategori produktesh dhe shërbimesh. Bizneset e fasonëve nga 105 miliardë lekë mallra që nxorrën nga Shqipëria në vitin 2024, në vitin 2025...