Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvilloi sot mbledhjen e parë pas më shumë se dy muajsh, me zgjedhjen e anëtarëve të rinj nga Kuvendi i Shqipërisë, në muajin shkurt. Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e sotme u miratua Raporti Vjetor i Bankës së Shqipërisë për vitin 2025. Raporti vjetor përbën një detyrim ligjor të Bankës së Shqipërisë, me anë të të cilit realizohet llogaridhënia para Kuvendit të Shqipërisë dhe komunikimi me sistemin financiar, mediat dhe publikun. Ai përbën dokumentin më të rëndësishëm që, në mënyrë transparente, informon Kuvendin mbi vendimmarrjen e Këshillit Mbikëqyrës dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë, në përmbushje të objektivave të saj institucionalë, monetarë, operacionalë dhe zhvillimorë. Në raport, ndër të tjera, pasqyrohen zhvillimet e përgjithshme makroekonomike...
Burimi:
javanews.al