Kërkesë e lartë për punonjës të pakualifikuar, mbi 270 vende pune në javën e parë të 2026-ës, ja cilët dominojnë

Kërkesë e lartë për punonjës të pakualifikuar, mbi 270 vende pune në javën e parë të 2026-ës, ja cilët dominojnë

Viti 2026 ka nisur me një kërkesë të lartë për punonjës në Shqipëri. Referuar të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, vetëm në javën e parë të këtij viti janë shpallur 272 mundësi punësimi nga punëdhënës të ndryshëm. Sa i përket nivelit të arsimimit, pjesa dërrmuese e vendeve të punës janë të orientuara drejt punonjësve me arsim të mesëm. Mbi 230 prej tyre kërkojnë këtë nivel kualifikimi, ndërsa ofertat për punonjës me arsim të lartë mbeten të pakta. Por çfarë kërkohet konkretisht më shumë në tregun e punës? Mbi 50 oferta pune adresohen për punëtorë të thjeshtë, pa kërkesë për arsim të lartë apo kualifikim specifik. Kryesisht, punëdhënësit kërkojnë punëtorë ndërtimi, punëtorë hekuri, furrtarë buke, punonjës për ngarkim-shkarkim, punëtorë duro-alumini, magazinierë, si edhe...