Katërfishimi i të ardhurave nga taksa lokale zbulon përmasat e frikshme që po merr ndërtimi

Katërfishimi i të ardhurave nga taksa lokale zbulon përmasat e frikshme që po merr ndërtimi

Të dhënat e sakta mbi sipërfaqen që po jepet për leje ndërtimit po bëhen të pakapshme pasi INSTAT nuk përfshin në raportim lejet e dhëna nga Këshilli Kombëtar Territorit, i cili vitet e fundit mori atributet për lejet e kullave të larta dhe fshatrave turistike. Por përmasa e vërtetë e lejeve reale të ndërtimit u zbulua së fundmi nga rritja rekord e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në buxhetin e shtetit që vilet ndaj lejeve të reja. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave të ardhurat nga taksat lokale, që përfaqësohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë (TNI) për periudhën janar- shkurt 2026 arritën një rekord historik duke kapur shifrën prej 11,2 miliardë lekë. Të ardhurat nga kjo taksë  janë më...