“Kanë ndryshuar fashat e pagave”, reagojnë Tatimet: Ja sa bëhet rroga minimale dhe ajo maksimale
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar zyrtarisht ndryshimin e niveleve të pagave referencë në vend, një masë që ka hyrë në fuqi që nga fillimi i këtij viti. Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë ditën e sotme, duke filluar nga data 1 janari 2026, niveli i pagës minimale në shkallë vendi pëson një rritje të ndjeshme, duke u fiksuar në vlerën 50,000 lekë në muaj. Përveç rritjes së pragut minimal, Tatimet bëjnë me dije se ka ndryshuar edhe kufiri i sipërm. Paga maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore tashmë do të jetë 186,416 lekë. Kjo do të thotë se çdo pagë bruto mbi këtë vlerë, do të paguajë sigurime shoqërore vetëm mbi bazën e këtij tavani të ri. “Nga 1 janari...
Burimi:
javanews.al