Kamerat e sigurisë drejt shtrenjtimit, prodhuesit paralajmërojnë rritje deri në 30% nga 1 prilli
Vala e rritjes së çmimeve të karburanteve dhe tarifave të transportit, pas nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme, pritet të prekë edhe sektorin e teknologjisë në furnizimet ndërkombëtare. Një nga kompanitë vendase të tregtimit të sistemeve të alarmit dhe kamerave të sigurisë ka njoftuar se pritet të rrisë çmimet në tregun vendas, për shkak të njoftimeve të marra nga prodhuesit në tregjet e huaja për rritje deri në 30% të çmimeve. Në njoftimin e operatorit “SSD-Dahua Distribution Albania” thuhet se “Prodhuesit njoftojnë se çmimet e këtyre produkteve do të rriten midis 10% – 30%, me hyrje në fuqi nga data 01 Prill 2026.” Kompania argumenton se rritja e çmimeve në tregun vendas do të ndikohet nga shtrenjtimi i furnizimeve në tregjet e huaja, si...
Burimi:
sot.com.al