“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont
Banka e Shqipërisë paralajmëron rreziqe për ekonominë nga tensionet në Lindjen e Mesme. Rritja e çmimeve dhe frenimi i ekonomisë mund të rikthejnë presionet inflacioniste në vend. Nëse situata përkeqësohet, priten edhe norma më të larta interesi për kreditë. Krizë në horizont! Jemi përballë një realiteti të ri vlerëson Banka e Shqipërisë teksa paralajmëron “implikime serioze” në ekonomi në rast se tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të zgjasin. “Kuptohet që këto ndikimi do të jenë në kahun negativ Pra jemi përballë potencialisht një goditje të ofertës e cila është e ngjashme me atë që pasoi konfliktin ushtarak në Ukrainë. Goditje e cila nëse vijon do të ushtrojë presion në drejtim të rritjes së çmimeve por edhe do të ndikojë në frenim të rritjes ekonomike...
Burimi:
javanews.al