“Janë marrë masa për qarkullimin e mallrave”, kreu i Doganave reagon pas bllokimit të aksit Librazhd-Elbasan
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, deklaroi sot se, pas bllokimit të lëvizjes në aksin Librazhd–Elbasan dhe anasjelltas, ky institucion ka marrë masa për të garantuar vijimësinë e qarkullimit të mallrave dhe kryerjen e formaliteteve doganore. Më konkretisht Beja bën me dije se: “Që në momentin e krijimit të situatës, strukturat doganore kanë trajtuar me prioritet shqetësimin e bizneseve dhe pezullimin e përkohshëm të lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve. Për të shmangur pengesat në procedurat doganore, janë orientuar alternativa të reja lëvizjeje përmes pikave kufitare: Bllatë (Dibër), për mallrat që hyjnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut apo përmes saj; Kakavijë, për mallrat që hyjnë nga Greqia apo përmes saj. Janë ndërmarrë masa për përforcimin e kapaciteteve logjistike dhe shtimin e personelit në degët...
Burimi:
javanews.al