Ja si përfiton Shqipëria nga Korridori VIII

Ja si përfiton Shqipëria nga Korridori VIII

Korridori VIII është një korridor i rëndësishëm pan-evropian i transportit që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, duke kaluar përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ai nis në portin e Durrësit dhe përshkon Tiranën, Elbasanin, Pogradecin dhe më pas vazhdon në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe përfundon ne portet bullgare të Varnas dhe Burgas në Detin e Zi. Sipas ekspertit të ekonomisë, Fatos Çoçoli, Korridori VIII hap mundësinë e një tregu të ri me vende si Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania. “Ne mund t’i shesim Bullgarisë dhe Rumanisë, që në momente të caktuara kanë nevojë për energji elektrike. Po të japim një ofertë, ka mundësi që ta shesim me 40%, 60% madje dhe dy herë më shtrenjtë sesa ç’e shesim sot”,...