Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

Vitet e fundit, Tirana është shndërruar në një nga kryeqytetet me kërkesë të lartë për blerjen e pasurive të paluajtshme. Përveç qytetarëve shqiptarë që zgjedhin kryeqytetin për shkak të tregut më të gjerë të punës dhe mundësive në arsim, Tirana vijon të tërheqë edhe emigrantë shqiptarë të rikthyer, si dhe të huaj që e shohin Shqipërinë si një destinacion të ri për të jetuar dhe punuar. Sipas një studimi të publikuar nga Investropa, ish-Blloku mbetet zona më e kërkuar për të huajt që investojnë nëpasuri të paluajtëshme. Çmimet e pronave në këtë zonë variojnë nga 250 mijë deri në rreth 700 mijë euro, duke reflektuar kërkesën e fortë nga profesionistët dhe të huajt që duan të jenë në zemër të qytetit. Një tjetër zonë që...