Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Goditja e tregut të pasurive të paluajtshme në Dubai, për shkak të sulmeve në Lindjen e Mesme, po shndërrohet në një mundësi të re për zonat bregdetare shqiptare, veçanërisht për Vlorën dhe Sarandën. Sipas agjentit imobiliar, Eron Çumani, shumë investitorë ndërkombëtarë që më parë shfrytëzonin Dubain për blerje prone, tani po drejtohen në Shqipëri, duke parë këtu një alternativë më të sigurt dhe me rritje potenciale. “Të gjitha kapitalet që vendosen, qoftë në mënyrë formale apo informale, shpesh investohen në pasuri të paluajtshme. Në Dubai, pas fillimit të luftës në Lindjen e Mesme, 30 deri në 70% e pronave kanë humbur vlerë” – thotë Çumani. Ai thekson se Shqipëria nuk është e ekspozuar ndaj konflikteve apo luftërave, dhe për këtë arsye, shumë investitorë të huaj...