Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Edicioni i dytë i “Matchmaker” ka konfirmuar tashmë statusin e një tradite të re në promovimin e investimeve në Shqipëri. Një vit pas nisjes së këtij formati, ngjarja ekonomike ka tërhequr një audiencë më të specializuar dhe të strukturuar sipas sektorëve prioritarë të ekonomisë. Në një prononcim për Tv Klan, Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), znj. Laura Saro, vlerësoi se këtë vit fokusi ishte më i qartë, ndërsa platforma e dedikuar lehtësoi ndjeshëm procesin e lidhjes së bizneseve shqiptare me investitorë të huaj. “Këtë herë u mblodh një audiencë më e gjerë nga 37 shtete. Edhe vjet po ashtu kishim një pjesëmarrje të gjerë nga po i njëjti numër shtetesh, por këtë vit ishin më të orientuar drejt sektorëve. Kështu...