‘Investime të korruptuara dhe të keqmenaxhuara’, Tabaku: Ekonomia po kthehet në “gjueti shtrigash” ndaj punës
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale mbi zhvillimet e fundit ekonomike në vend, duke ngritur shqetësimin se modeli aktual po penalizon punën dhe po thellon pabarazitë. Sipas Tabakut, ekonomia shqiptare është kthyer në një “gjueti shtrigash” ndaj atyre që punojnë, ndërsa të dhënat e fundit buxhetore tregojnë një zhvendosje të rrezikshme të barrës fiskale. Ajo thekson se të ardhurat nga tatimi mbi punën përbëjnë tashmë rreth 20% të totalit të të ardhurave në buxhet, duke u kthyer në burimin kryesor të financimit publik. Në të njëjtën kohë, deputetja vëren se të ardhurat nga konsumi janë në rënie, një sinjal që sipas saj tregon qartë se qytetarët po shpenzojnë më pak për shkak të rritjes së çmimeve dhe...
Burimi:
sot.com.al