INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës
Tregu i punës në Shqipëri po tregon shenja stabiliteti, por edhe ndryshime në strukturë. Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në fund të vitit 2025, papunësia zbriti në 8.3 për qind, një nivel pak më i ulët krahasuar me një vit më parë. Në të njëjtën kohë, shkalla e punësimit arriti në rreth 58.5 për qind, duke u rritur lehtë në krahasim me vitin 2024. Këto shifra zbulojnë edhe një ndryshim në strukturën e ekonomisë. Punësimi po mbahet kryesisht nga sektori i shërbimeve, ndërsa bujqësia dhe industria kanë shënuar rënie në krahasim me një vit më parë. Ndërkohë, edhe pagat kanë vijuar të rriten. Sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto arriti në gati 87 mijë lekë në tremujorin e katërt...
Burimi:
javanews.al