Inflacioni rritet në 2.3% në janar, INSTAT: Rritja e çmimeve, kryesisht nga energjia dhe ushqimet
Inflacioni në vend ka shënuar rritje në muajin Janar 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, norma vjetore e inflacionit arriti në 2.3 për qind, nga 1.9 për qind që ishte në Janar të vitit të shkuar. Rritja vjetore është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera”, si dhe nga “Ushqime dhe pije joalkoolike. Sipas Ilirjana Kraja, përgjegjëse e sektorit të çmimeve në INSTAT, ndikim kanë dhënë edhe mobilet, restorantet, pijet alkoolike, kujdesi personal dhe shërbimet financiare. “Janë bërë përditësime të shportës dhe kemi rritje të numrit të artikujve nga 331 që ishte më parë tani kemi 411 produkte”, tha Ilirjana Kraja, përgjegjëse e sektorit të çmimeve në INSTAT. Nga muaji Shkurt 2026, Indeksi i Çmimeve të Konsumit...
Burimi:
javanews.al