Inflacioni mesatar për vitin 2025 ishte 2.2%, dhjetori shtrenjtoi edhe më shumë ushqimet dhe qiratë
Viti 2025 është mbyllur me inflacion mesatar 2.2% thotë Instituti i Statistikave, duke qenë i njëjtë me inflacionin mesatar në 2024-ës. Në raportin e fundit të INSTAT për indeksin e çmimeve në muajin dhjetor, raportohet se inflacioni rezultoi 2.3%, nga 2.1% që ishte në të njëjtin muaj të 2024-ës. Kjo tregon se shtrenjtimi ishte më i lartë muajin e kaluar se në 2024-ën. “Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2025 është 2,3 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2025, krahasuar me Nëntor 2025 është 0,7 %”, thuhet në raport. Rritja e inflacionit në dhjetor është udhëhequr kryesisht nga shtrenjtimi i qirave dhe çmimet e kripura...
Burimi:
sot.com.al