Indeksi i Korrupsionit, Transparency International publikon raportin, Shqipëria renditet në vendin e 91-të, ja ku pozicionohet Kosova

Indeksi i Korrupsionit, Transparency International publikon raportin, Shqipëria renditet në vendin e 91-të, ja ku pozicionohet Kosova

Sipas raportit të publikuar këtë të martë (10 shkurt) nga organizata ndërkombëtare Transparency International, Shqipëria renditet në vendin e 91-të, duke rënë 11 pozicione në krahasim me vitin e kaluar, kur mbante vendin e 80-të mes 180 shteteve të përfshira në indeks. Rënie ka pësuar edhe Kosova, e cila në raportin e këtij viti renditet në vendin e 76-të, tre pozicione më poshtë se një vit më parë, kur ishte në vendin e 73-të. Po ashtu, Kosova ka shënuar regres edhe në rezultat, duke humbur një pikë në indeks: nga 44 pikë në vitin paraprak, në 43 pikë në raportin e sivjetmë për vitin 2025. Sipas Transparency International, rezultati me pikë pasqyron nivelin e korrupsionit të perceptuar në sektorin publik, në një shkallë nga 0 (korrupsion...