Importet e ushqimeve rriten me 23% në pesë vite/ Importohen më lirë, shitet më shtrenjtë
Vit pas viti vendi ynë është duke rritur varësinë nga ushqimet e importit si rrjedhojë e uljes së prodhimit vendas dhe nevojave më të larta për konsum nga turistët. Në vitin 2025 u importuan 1,347,550 tonë ushqime, me rritje vjetore 4.3% sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Vlera e importeve shënoi gjithashtu rritje me 3,9%. Të dhënat tregojnë se nga njëra anë sasia e ushqimeve të importuara po rritet me ritme të qëndrueshme, ndërsa çmimi mesatar për kilogram i importeve po bie, duke e bërë ushqimin e importuar gjithnjë e më të lirë. Kjo nuk duket se është reflektuar në tregun e pakicës, ku çmimet si të ushqimeve, ashtu dhe të rafteve në supermarkete vetëm sa po shtrenjtohen. Në vitin 2020, Shqipëria importonte rreth 1.09...
Burimi:
sot.com.al