Ibrahimaj: Marzh i kontrolluar fitimi mbi karburantet, nuk jemi në nivelin për ndërhyrje në taksim
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se tregu i çmimeve të hidrokarbureve dhe ushqimeve në vend është në monitorim ditor prej një grupi ekspertësh të ngritur nga tri ministri. Në një takim me furnizuesit e naftës, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, Ibrahimaj tha se shqetësimi kryesor ishte disponueshmëria e rezervës së detyrueshme. “Nga eksperienca e krizave të mëparshme, meraku i parë që patëm ishte që, me bllokimin e Kanalit të Hormuzit, do të kishte një ndërprerje të zinxhirit të furnizimit. Por, nga bisedat që kemi pasur me të gjithë tregtarët dhe nga kontrollet që administrata shtetërore ka bërë në rezervat e tyre, rezulton që rezervat...
Burimi:
sot.com.al