Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për modelin tip të marrëveshjes që do të lidhet mes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe investitorëve strategjikë për përdorimin e brigjeve të deteve, liqeneve dhe lumenjve si stacione plazhi. Përmes kësaj marrëveshjeje synohet administrimi më i rregullt i hapësirave publike bregdetare dhe garantimi i sigurisë për pushuesit. Modeli tip përcakton rolet e tri palëve që përfshihen në këtë proces: Agjencinë Kombëtare të Bregdetit si dhënëse të së drejtës së përdorimit, investitorin strategjik si përdorues dhe njësinë e vetëqeverisjes vendore, si përfituese të të ardhurave nga tarifa. Në marrëveshje parashikohet që hapësira e plazhit jepet për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, sipas sipërfaqes, koordinatave dhe hartës së miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike Tarifa për përdorimin e hapësirës...
Burimi:
javanews.al