Hapet tenderi 90 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë
Hekurudha Shqiptare njoftoi pak ditë më parë çeljen e procedurës ndërkombëtare të prokurimit për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës–Rrogozhinë, një nga segmentet më strategjike të rrjetit kombëtar të transportit. Njoftimi i tenderit është publikuar në platformën zyrtare të Bashkimit Evropian për prokurimet publike (TED), me procedurë të hapur dhe afat dorëzimi ofertash në qershor 2026. Bashkimi Europian është edhe financuesi kryesor i këtij projekti përmes një marrëveshjeje që u nënshkrua në prill të vitit të shkuar që siguronte një grant 60.5 milionë euro nga fondet e BE në kuadër të Kornizës për Investimet në Ballkanin Perëndimor dhe 30 milionë euro hua nga Banka Europiane e Investimeve. Sipas dokumentacionit zyrtar, fondi i vënë në dispozicion për këtë kontratë është 90 milionë euro dhe mbulon punimet kryesore...
Burimi:
javanews.al