Goditje për shoferët/ Rritet sërish nafta në kryeqytet, ja sa kushton tani një litër

Goditje për shoferët/ Rritet sërish nafta në kryeqytet, ja sa kushton tani një litër

Rritet në disa pika të pakicës në Tiranë dhe përgjatë autostradës çmimi i naftës me 16 lekë për litër, nga 182 lekë për litër që ishte ditën e premte më 6 Mars. Sot çmimi i shitjes së naftës ka rritur në nivelin prej 198 lekë për litër. Nga vëzhgimi i “Monitor” në autostradë rritja është reflektuar në pikat e karburantit të disa kompanive, si: “Kastrati” dhe “Alpet”, “Gega” ku rezulton se çmimi i naftës ka arritur 198 lekë për litër, ndërsa benzina po tregtohet me 188 lekë për litër. Rritje është reflektuar edhe në disa pika brenda Tiranës. Në pikën e pakicës së kompanisë Kastrati pranë zonës së Xhamllikut nafta po tregtohet 198 lekë për litër nga 182 lekë për litër që u shit ditën...