Gjithçka që duhet të dini për deklarimin e të ardhurave

Gjithçka që duhet të dini për deklarimin e të ardhurave

Prej 22 janarit 2026, administrata tatimore ka hapur sistemin e-Tax, i cili mundëson plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA) për vitin 2025. Rozana Çelmeta, drejtoreshë e procesit të biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në një intervistë për “Monitor”, sqaron risitë e këtij viti për plotësimin e DIVA-s. Sipas saj, përfshihen edhe individët që nuk e kanë detyrim plotësimin e deklaratës, pasi të ardhurat e tyre janë nën 1.2 milionë lekë në vit, por që kanë shpenzime arsimore të dokumentuara me fatura të fiskalizuara për fëmijë nën moshën 18 vjeç. Këta individë përfitojnë kompensim për arsimin përmes rillogaritjes së tatimit, pas zbritjes së shpenzimeve deri në vlerën maksimale 100 mijë lekë. Përfitim nga rillogaritja e tatimit do të ketë...