Gjenerata Z në Shqipëri dhe rajon nuk ka pavarësi ekonomike, tregu i punës sfida më e madhe për të ardhmen

Gjenerata Z në Shqipëri dhe rajon nuk ka pavarësi ekonomike, tregu i punës sfida më e madhe për të ardhmen

Punësimi, ekonomia dhe arsimi janë tre shqetësimet kryesore për brezin e ri në Shqipëri. Sipas raportit “Gjenerata Z në Ballkanin Perëndimor”, të rinjtë shqiptarë e shohin tregun e punës si sfidën më të madhe për të ardhmen e tyre. Rreth 43% e tyre thonë se shqetësimi kryesor është gjetja e një pune, ndërsa 41% rendisin situatën ekonomike dhe 36% arsimimin. Raporti, i cili analizon mbi 6 mijë të rinj në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, tregon gjithashtu se pavarësia financiare mbetet një objektiv i vështirë për t’u arritur. Shumica e të rinjve në rajon nuk jetojnë të pavarur. 65.5% e tyre jetojnë me prindërit ose familjarë të tjerë, ndërsa vetëm një pjesë e vogël marrin shtëpi me qira ose kanë një apartament të tyre. Kjo...