Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

Ministria e Financave ka propozuar një projektligj të ri të kontabilitetit që sjell disa ndryshime në ligjin aktual nr. 25/2018 i cili është hedhur së fundmi për konsultim. Ndryshimet kryesore përqendrohen në raportimin financiar, përgjegjësitë e drejtuesve dhe qasjen ndaj transparencës. Sipas relacionit që shoqëron draftin projektligji synon të adresojë mangësitë e identifikuara gjatë zbatimit të ligjit nr. 25/2018 dhe të përmbushë detyrimet e reja nga acquis i BE-së për raportimin financiar, qëndrueshmërinë dhe transparencën fiskale. Një nga ndryshimet që nënvizohet është formalizimi i raportimit të qëndrueshmërisë sipas Direktivës (BE) 2022/2464. Ky detyrim aplikohet vetëm për njësitë shumë të mëdha, që tejkalojnë mesatarisht 1,000 punonjës dhe të ardhura neto prej 450 milion euro, me hyrje në fuqi  në formë deri në vitin 2028. Sipas relacionit...