Gati fotografimi ajror për zhvillimin urban dhe rural, lidhet kontrata 2.65 mln euro
Vendi do t’i nënshtrohet tashmë një tjetër fotografimi ajror që synon të rifreskojë hartat e prodhuara thuajse një dekadë me parë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) njoftoi se tashmë ka lidhur kontratën me kompaninë që do të ofrojë këtë shërbim e cila u shpall fituese me një vlerë prej 265 milionë lekë apo rreth 2.65 milionë euro. Fitues i kësaj procedure ishte operatori Mescioğlu Mühendislik ve Müşavirlik A.Ş. FSHZH çeli procedurën në nëntor të vitit të shkuar dhe tashë njoftoi në sistemin e prokurimeve për finalizimin dhe lidhjen e një kontrate. Kjo e fundit ka në objekt “Ndërhyrje për Përditësimin e Sistemit Kombëtar të të Dhënave Gjeohapësinore për Mbështetjen e Zhvillimit Rajonal:Fotografimi ajror,dixhital i territorit të Republikës së Shqipërisë, Prodhimi i Imazheve ajrore të orientuara...
Burimi:
sot.com.al