“Fund” radhëve në banka? Bie ndjeshëm numri i veprimeve në arkë, qytetarët braktisin sportelet

“Fund” radhëve në banka? Bie ndjeshëm numri i veprimeve në arkë, qytetarët braktisin sportelet

Ju ka bërë ndonjëherë përshtypje se sa radhë të gjatë ka në bankë për të kryer veprime në arkë? Shumica e njerëzve kërkojnë të marrin shërbime në atë njësi, sesa në njësitë e tjera të bankave tregtare, siç mund të jenë sporteli i kredisë, hapja e llogarive bankare, e aplikacioneve apo të tjera. Pra, arka ka volumin më të madh të veprimeve. 2025 e ka ndryshuar këtë “trend”. Gjatë vitit të kaluar, qytetarët dhe bizneset shqiptare kanë kryer më pak transaksone në arkat e bankës sesa në 2024. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, veprimet e realizuara përmes arkës kanë zbritur në 7.1 milionë, rreth 4.7% më pak se në vitin paraardhës. Edhe vlera e transaksioneve ka pësuar të njëjtën gjë....