Fshihen 1 miliardë euro detyrime të bizneseve, gati zbatimi i paqes fiskale

Fshihen 1 miliardë euro detyrime të bizneseve, gati zbatimi i paqes fiskale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar 7 ligje të paktës fiskale, për t’i hapur më tej rrugë botimit në Fletoren Zyrtare dhe më tej hyrjes në fuqi. Ndër ligjet më të rëndësishme është marrëveshja për paqen fiskale midis bizneseve dhe administratës tatimore si dhe falja e detyrimeve tatimore dhe doganore më të vjetra se 10 vjet. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se paqja fiskale do të jetë një marrëveshje midis Administratës tatimore dhe bizneseve e gjeneruar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, e cila shmang kontrollet tatimore, përmirëson klimën e biznesit, por nga ana tjetër garanton mbledhjen e detyrimeve tatimore përmes një tatimi të dakordësuar për fitimin. Kështu, tatimpaguesit, mund të aplikojnë në e-filing për lidhjen e marrëveshjes së paqes fiskale. Ndërsa tatimi do...