Fshatrat më të shtrenjtë! Sa do jenë çmimet fiskale nga Lalëzi në Dhërmi, Ksamil e Velipojë
Për herë të parë për shitblerjen e ndërtesave/apartamenteve në vend do të aplikohen çmime fiskale edhe për fshatrat. Monitor zbardh çmimet më të larta të referencës që do të aplikohen në zonat rurale, që përkojnë si vijë e parë e ndërtimit e zonave bregdetare. Sipas tabelave dhe hartave digjitale, çmimet më të larta të referencës për fshatin, kryesohen nga vija e parë e ndërtimit në Gjirin të Lalzit dhe Hamallaj në vlerën e 190 mijë lekë për metër katror. Më pas çmimet më të larta të referencave janë propozuar për vijën e parë të ndërtimit në fshatrat e Himarës, si Dhërmi dhe Palasë, me vlerë reference 140 mijë lekë/m2. Në fshatin Vuno çmimi i referencës do të jetë 100 mijë lekë dhe në Livadh 81...
Burimi:
javanews.al