Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore
Forcimi i lekut ndaj euros në vitet e fundit nuk konsiderohet më një zhvillim i përkohshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky është një fenomen me bazë strukturore, i lidhur ngushtë me përmirësimin e ekonomisë dhe hyrjet në rritje të valutës në vend. Raporti vjetor evidenton se rritja e të ardhurave nga turizmi ka luajtur rol kyç, duke dyfishuar eksportet e shërbimeve dhe duke shtuar ndjeshëm ofertën e euros në tregun vendas. “Trendi i forcimit të kursit të këmbimit të lekut është diktuar, në masën më të madhe, nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve ekonomike, tregtare e financiare me jashtë. Ky përmirësim ka sjellë një rritje të ofertës së valutës në tregun e brendshëm. Në kushtet e një kursi të lirë këmbimi, kjo është reflektuar në...
Burimi:
javanews.al