“Forbes”: Shqipëria, destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe?

“Forbes”: Shqipëria, destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe?

Kur keni dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë? Vendi ballkanik ofron të gjitha pasuritë natyrore të fqinjëve të tij të bukur – madje duke rivalizuar Greqinë dhe Malin e Zi – me ujerat e kristalta dhe bregdetin me diell, sipas një artikulli të botuar në “Forbes”. Shqipëria, ndodhet në një pozicion të përkryer, për të përfituar nga sezoni i jahteve mesdhetare, megjithatë mbetet ende jashtë radarit të industrisë. “Shqipëria, vazhdon të jetë ende një destinacion shumë i veçantë”, tha Irini Sarantis, drejtoresha digjitale e IYC, IYC – Kompania Ndërkombëtare e Jahteve (që rezervon rreth 30 javë udhëtime me qira në Shqipëri çdo vit). “Kjo përbën 0,27% të biznesit të saj mesdhetar, një statistikë që i atribuohet kryesisht, mungesës së zhvillimeve luksoze. Por, kjo do...