Fondi rezervë për kreditë e këqija, në rënie gjatë 2025

Fondi rezervë për kreditë e këqija, në rënie gjatë 2025

Pavarësisht se raporti i kredive me probleme e ka frenuar rënien gjatë vitit të kaluar, kostot e riskut të sektorit bankar kanë ngelur në nivele të qëndrueshme. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të tremujorit të tretë 2025 vlera e provigjioneve (fondet rezervë për humbjet e mundshme nga kreditë dhe aktivet e tjera) ishte 30 miliardë lekë, në rënie me 3.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 7% që nga fillimi i vitit 2025. Megjithatë, gjendja e provigjioneve është rritur krahasuar me tremujorin e dytë të vitit, me 5.2% më shumë. Në veçanti, shpenzimet e reja për provigjionimin e kredive gjatë 9-mujorit 2025 kishin vlerën e 4.63 miliardë lekëve, me një rritje të lehtë prej 5.4% krahasuar...