Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Fondet për kërkim shkencor jo aty ku duhen, vetëm 0,3% e PBB-së investohet
Shqipëria ka alokuar në vitin 2024 rreth 0,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për aktivitetet e kërkimit shkencor dhe zhvillimit, sipas statistikave të publikuara për herë të parë nga Instituti i Statistikave (INSTAT) sot. Të dhënat tregojnë një nivel të ulët të financimit publik për kërkimin dhe inovacionin, në një kohë kur këto fusha konsiderohen kyçe për rritjen afatgjatë dhe konkurrueshmërinë ekonomike të vendit Pjesa dërrmuese e fondeve të buxhetit të shtetit është përqendruar te institucionet e arsimit të lartë, të cilat kanë përfituar 54,7% të totalit të financimeve për kërkim dhe zhvillim. Pas tyre renditet sektori qeveritar me 43,8%, ndërsa OJF-te kane përfituar vetëm 1,5% të fondeve të alokuara. Sipas klasifikimit të objektivave socio-ekonomike (NABS), mbi gjysmën e fondeve, 52,6% janë orientuar drejt “përmirësimit...