Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka deklaruar disa ditë më parë se është në proces akreditimi të procedurave të reja dhe në pritje të përmbylljes së marrëveshjes së financimit me Komisionin Europian për programin IPARD III. Ndërkohë Komisioni Europian i është përgjigjur interesit të Report TV për këtë çështje, ku në një reagim për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori, thekson se autoritetet shqiptare po shqyrtojnë masat korrigjuese të parashikuara, për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Po ashtu, në reagimin e tij Komisioni Europian ndryshe nga Ministria e Bujqësisë në Shqipëri, pretendon se ende nuk mund të jepet një autorizim për fondet IPARD III. Kjo pasi sipas Komisionit Europian, autoritetet shqiptare duhet të kërkojnë që t’u besohet menaxhimi i këtyre fondeve, në përputhje...
Burimi:
javanews.al