Fermerët mund të “blejnë” vitet e punës pa gjoba/ Nga 294-384 euro në vit, falen të gjitha kamatvonesat në sistem
Nga ligji i faljes së detyrimeve të prapambetura, apo gjobave dhe kamatëvonesave do të përfitojnë edhe fermerët e regjistruar në sistemin tatimor, pra që kanë apo kanë pasur një NIPT, pavarësisht nëse janë apo jo aktivë aktualisht. Konkretisht në ligjin i cili hyri në fuqi në janar, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë”, në nenet 5 dhe 6, specifikohet edhe shuarja e kamatëvonesave për kategorinë e të vetëpunësuarve në bujqësi. Konkretisht do të “Shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2014, që rezultojnë të llogaritura apo të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në...
Burimi:
sot.com.al