Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?
Me një vendim të befasishëm qeveria surprizoi jo pak fermerët me vendimin e saj për të hequr mbështetjen e naftës pa taksa, të cilën e përfitonin prej pesë vitesh. Alban Çakalli, fermer, gjatë një interviste në Vizion Plus tha se politika të tilla duhen marrë në bashkëpunim me fermerët dhe jo në mënyrë të njëanshme. “Shohim që politikat po na vijnë nga lart-poshtë dhe jo nga poshtë-lart”, – tha Albana Çakalli. Sipas tij një masë e tillë do të ndikojë ndjeshëm në shtrenjtimin e çmimeve që në finale i paguan konsumatori. “Me një vendim të tillë ne do të kemi në prodhimin e radhës me pak grurë, më pak misër të mbjellë, më pak lakër, domate apo dhe çdo produkt tjetër që ka lidhje më punimin...
Burimi:
javanews.al