Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

Krijimi i një faktori shtetëror në tregun e naftës, i paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama shikohet si lëvizje e duhur nga ekspertët e ekonomisë. Sipas Fatos Çoçolit, hyrja e një kompanie shtetërore në tregun e hidrokarbureve do të bëjë të mundur rritjen e transparencën së çmimit, stabilizimin e tregun, garantimin e furnizimit, duke pasur në mbështetje një kapacitet shumë të rëndësishëm siç është garancia sovrane. “Çdo kompani private sa do e madhe që del në treg sot e merr çmimin e naftës shumë më të lartë se sa të hyjë një autoritet shtetëror. Autoriteti shtetëror mund të porosisë naftë më shumë dhe kemi hapësira sepse kemi dhe miqësi shtetërore, flasim për Azerbajxhanin mund të shkojmë edhe tek Emiratet e Bashkuara Arabe. Shteti ka mundësi shumë më të mëdha...