Fatkeqësi pa sigurim/ Shqipëria përballet me kriza natyrore, por vetëm 5% e banesave janë të mbuluara
Dëmet nga fatkeqësitë natyrore për Shqipërinë janë një lajm periodik. Vendi ynë rregullisht i ekspozuar ndaj këtyre fatkeqësive dhe ato nuk mungojnë të godasin ekonominë me përpikëri, ndonjëherë më shumë dhe ndonjëherë më pak. Me përjashtime të rralla, vera është stinë zjarresh, vjeshta ose dimri stinë përmbytjesh. Si zonë sizmike, një herë në disa dekada vendi përballet me tërmete që shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe njerëzore. Në nëntor 2019, vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi dëme të vlerësuara për më shumë se 1 miliard euro. Nga kjo shumë, tregu i sigurimeve pagoi vetëm rreth 40 milionë euro, pikërisht për shkak të shkallës së ulët të sigurimit. 46 njerëz humbën jetën, ndërsa mijëra të tjerë humbën shtëpitë apo pronat. Duke qenë...
Burimi:
sot.com.al