Euro vijon trendin rënës/ BSH: Ja me sa u këmbye gjatë muajit Janar
Monedha Europiane ka vijuar trendin rënës përgjatë javëve të para të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se euro po këmbehet me 96.5 lekë duke pasur një rënie të ndjeshme gjatë ditës së sotme. Kjo rezulton një prej nivele më minimale të regjistruara pas asaj në fund të dhjetorit ku u këmbye me 96.4 lekë. Ky është një tregues se turizmi në vend po bëhet gjithëvjetor. Po ashtu në forcimin e lekut ka dhënë efekte edhe rritja e investimeve të huaja si dhe remitancat. Dobësimi i monedhës europiane vlerësohet si një faktor pozitiv nga Banka e Shqipërisë pasi ndikon direkt në mbajtjen nën kontroll të çmimeve të konsumit. Po ashtu një trend i tillë është pozitiv edhe për të gjithë ata persona...
Burimi:
sot.com.al