Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Euro e mbyll vitin 2025 me rritje në ditën e fundit, por bilanci vjetor mbetet negativ
Euro e mbyll vitin 2025 me një rritje të lehtë ndaj lekut, duke u këmbyer në ditën e fundit të dhjetorit në nivelin e 96.77 lekëve, sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Krahasuar me ditët e fundit të vitit, monedha europiane shënon një forcim modest, por ky zhvillim nuk mjafton për të përmbysur prirjen dominuese të gjithë vitit, gjatë të cilit euro ka qenë nën presion të vazhdueshëm zhvlerësues. Gjatë 2025-s, euro ka reflektuar një dobësim të ndjeshëm në raport me lekun, i nxitur nga një kombinim faktorësh strukturorë dhe sezonalë. Flukset e larta valutore nga turizmi, remitancat e emigrantëve, investimet e huaja direkte, por edhe ofertat periodike të valutës nga bizneset eksportuese, kanë mbajtur tregun e këmbimit të mbingopur me euro....