Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Hidrocentralet dhe impiantet fotovolatikë privatë kanë rritur peshën e tyre në prodhimin vendas të energjisë duke arritur në 53.8 për qind të totalit të saj. Të dhënat zyrtare të raportuara në raportin vjetor të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025 nënvizojnë se nga prodhimi total neto vendas i energjisë elektrike i realizuar për vitin 2025 është 7,467,589 MWh të paktën 3,452,265 MWh u prodhua nga KESH sh.a. dhe 4,015,324 Mwh u prodhua nga centralet e tjera. “Prodhimi i energjisë elektrike i realizuar nga KESH sh.a. gjatë vitit 2025 përbën 46.2% të prodhimit total të energjisë elektrike në vend, duke shënuar një ulje prej 9.5 % krahasuar me vitin 2024, kur ky tregues ishte 55.7%. Nga ana tjetër, prodhimi i realizuar nga prodhuesit e tjerë...