Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

Energjia e rinovueshme po fiton terren në vendin tonë, me diellin që po kthehet në një burim gjithnjë e më të rëndësishëm për prodhimin vendas të energjisë elektrike. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, gjatë vitit 2025 prodhimi nga “prodhues të tjerë”, ku përfshihet edhe energjia fotovoltaike, arriti në 984 GWh, pothuajse dyfish krahasuar me një vit më parë, duke shënuar një rritje prej 94,3%. Në një vit kur prodhimi nga hidrocentralet ra ndjeshëm për shkak të kushteve hidrike, energjia nga dielli po shihet si alternativa që diversifikon burimet dhe ul varësinë nga importet. Vetëm në tremujorin e katërt të vitit 2025, prodhimi nga burimet e tjera të rinovueshme arriti në mbi 208 GËh, me një rritje të dukshme krahasuar me të...