Emërohet drejtoresha e përgjithshme e INSTAT-it (Emri)
Kuvendi miratoi sot në seancë plenare, me 75 vota pro, emërimin e Lantona Sados në detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Institutit të Statistikave (INSTAT). Këshilli i Ministrave i kishte propozuar Kuvendit tre kandidatura për këtë pozicion, mes të cilave edhe Elsa Dhuli, e cila aktualisht mban postin e drejtores së INSTAT-it, si dhe Ledjon Shahinin. Gjatë dëgjesës në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Sado prezantoi vizionin e saj për drejtimin e institucionit. Në fjalën e saj, ajo theksoi rolin strategjik të INSTAT-it, veçanërisht në një kohë kur prodhimi, analiza dhe komunikimi i informacionit statistikor kërkojnë standarde gjithnjë e më të larta. Sipas saj, statistikat zyrtare zhvillohen në një kontekst ku kërkohet rritje e transparencës, përdorim i inovacionit në produktet statistikore dhe forcim...
Burimi:
sot.com.al