Eksportet rriten me 2,8% në shkurt, energjia dhe mineralet me ndikim kryesor

Eksportet rriten me 2,8% në shkurt, energjia dhe mineralet me ndikim kryesor

Eksportet shqiptare i janë rikthyer rritjes gjatë muajit shkurt, pas disa muajsh rënieje, të ndikuara kryesisht nga rritja e shitjeve të energjisë elektrike dhe produkteve të lidhura me mineralet dhe lëndët djegëse, si dhe nga performanca pozitive e industrisë mbështetëse automotive. Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme, publikuar nga Instituti i Statistikave në shkurt 2026 eksportet e mallrave arritën në 30,9 miliardë lekë, duke u rritur me 2,8% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe me 15,8% krahasuar me janarin 2026. Sipas INSTAT, ndikimin kryesor pozitiv në rritjen vjetore të eksporteve e kanë dhënë grupet “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, me një kontribut prej 6,3 pikë përqindje, si dhe “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, me 0,7 pikë përqindje. Rritja...