Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë
Ndikimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka ardhur edhe në Shqipëri. Ekspertja e ekonomisë, Mira Pogaçi, e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u shpreh se çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me gati 50%. “Që nga data 28, kur ka filluar sulmi, çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me gati 50%. Kështu që çmimi i naftës së përpunuar, pra në çmimin që mund të blihet me shumicë, që Shqipëria importon nga Italia, Turqia, Greqia… pra nga vende të cilat të gjitha ndikohen nga çmimet në bursë, ka arritur në diçka mbi 1200 dollarë/ton”, u shpreh ajo. Ajo shtoi se vendi ynë nuk është në situatë të mirë, për shkak se jemi të varur nga importet, gjë që ndikon tek çmimet për...
Burimi:
javanews.al