Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës
Teksa konfliktet në Lindjen e Mesme kanë hyrë në javën e dytë, pasojat ekonomike kanë filluar të ndihen në Shqipëri, pasi çmimi i karburanteve u rrit me 13% në tregun vendas.Çmimi i naftës po tregtohet thuajse 200 lekë (ekzaktësisht 198 lekë për litër), ndërsa benzina me 188 lekë për litër. Për ndikimin e luftës tek shpenzimet familjare, ishte sot, 11 mars, në emisionin “Aldo Morning Show”, eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, i cili sqaroi se si ndikojnë realisht në ekonominë tonë këto konflikte. Duke u ndalur tek çmimi i karburantit, Sefa u shpreh, me fjalë të tjera, se rritja e çmimit aktual është abuzive për shkak se ajo që po tregtohet është e blerë dhe magazinuar disa javë më parë, pra kur nuk kishte ende...
Burimi:
javanews.al