Ekonomia shqiptare në rrezik? Krizat globale po afrohen, por vendi mbetet pa mbrojtje

Ekonomia shqiptare në rrezik? Krizat globale po afrohen, por vendi mbetet pa mbrojtje

Në një botë ku tensionet gjeopolitike janë bërë pothuajse rutinë, ekonomia globale po lëviz mbi një terren gjithnjë e më të pasigurt. Kriza në Lindjen e Mesme po reflektohet menjëherë në çmimet e naftës, në kostot e transportit dhe në zinxhirët e furnizimit. Nafta është shtrenjtuar, rrugët detare janë bërë më të rrezikshme dhe tregjet po reagojnë me nervozizëm. Si gjithmonë, vala përfundimtare përplaset te konsumatori, nga faturat e energjisë te çmimet e ushqimeve. Bota sot është më e lidhur se kurrë, por pikërisht kjo e bën edhe më të brishtë. Një konflikt rajonal prodhon efekte globale në kohë rekord. Lufta në Ukrainë e tregoi këtë qartë: tregjet e energjisë u përmbysën, zinxhirët e furnizimit u çrregulluan dhe u deshën vite që ekonomia europiane të...